Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Mbappe viziton Kamerunin, ushtria dhe automjetet e blinduara dalin në rrugë

Mbappe viziton Kamerunin, ushtria dhe automjetet e blinduara dalin në rrugë

11:35, 09/07/2023

Kylian Mbappe mbërriti dy ditë më parë për një vizitë në Kamerun ku pamja e tij shkaktoi një bujë të paparë në rrugët e kryeqytetit Yaounde.

Futbollistit të njohur të Paris Saint Germain iu bënë nderimet më të larta shtetërore dhe këtë e dëshmon fakti se edhe ushtria u angazhua për ta mbrojtur.

Forcat speciale vrapuan pranë automjetit në të cilin ndodhej Mbappe, ndërsa në kolonë kishte edhe një mjet të blinduar.

Këto janë skena që i ngjanin një autokolone ushtarake, jo ardhja e një futbollisti.

 

 

Në kuadër të kësaj vizite është planifikuar që francezi i famshëm të vizitojë një shkollë të rinovuar falë fondacionit të tij.

Gjithashtu, Mbappe vizitojë edhe ishullin Djebale, nga është babai i tij Wilfried.

 

 

E ardhmja e tij te PSG do të jetë gjithashtu në fokus këtë verë, veçanërisht pasi ai kritikoi hapur drejtuesit e klubit të shkaktuar nga rezultatet e dobëta të sezonit të kaluar.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco