Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Pse po sulmohen mediat nga mazhoranca socialiste?

Mbappe është bërë më arrogant se kurrë, te PSG janë të tronditur nga deklaratat e tij të fundit

Mbappe është bërë më arrogant se kurrë, te PSG janë të tronditur nga deklaratat e tij të fundit

10:08, 09/07/2023

Futbollisti francez Kylian Mbappe krijoi një problem të ri te PSG pasi kritikoi punën e klubit, bashkëlojtarëve dhe drejtuesve të kampionit aktual të Francës për France Football.

Ndër të tjera Mbappe tha se nuk është i kënaqur me rezultatet e arritura, ndërsa si fajtorë përmendi klubin, shokët e skuadrës dhe drejtuesit. Është e qartë se kjo shkaktoi pakënaqësinë e të gjithëve në klub, veçanërisht të presidentit Nasser Al Khelaifi.

Pas deklaratave të tilla, duket qartë se Mbappe do të jetë edhe më i urryer në klub dhe mes bashkëlojtarëve dhe kjo nuk është hera e parë që ai bën deklarata arrogante dhe pozicionohet sikur është i paprekshëm dhe më i madh se klubi. Sky Sports thekson se gjashtë nga lojtarët e klubit u ankuan për deklaratat e tij, gjë që flet shumë se sa i ekzagjeruar ishte Mbappe në fjalët e tij.

Mbappes i skadon kontrata me PSG-në sezonin e ardhshëm dhe mediat raportojnë se ai ka një marrëveshje parimore me Real Madridin dhe nëse nuk ndodh asgjë e paparashikuar në 12 muajt e ardhshëm, ai do të bëhet lojtar i Mbretërve.

Pas deklaratave të fundit, është shumë e sigurt që PSG mund të ulë edhe më tej çmimin dhe ta shesë te Reali, dhe ndonëse Liverpooli është përmendur së fundmi si një nga destinacionet, është e vështirë të pritet një gjë e tillë pasi Reds nuk luajnë në Champions Ligë sezonin e ardhshëm.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco