Fundi i një cikli, De Gea i jep zyrtarisht lamtumirën Manchester United

Fundi i një cikli, De Gea i jep zyrtarisht lamtumirën Manchester United

16:44, 08/07/2023

David De Gea largohet zyrtarisht nga Manchester United.

Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi përmes një postimi në rrjetet sociale.

Portierit spanjoll i kishte skaduar kontrata më 1 korrik dhe për këtë arsye negociatat për rinovimin kishin ngecur prej ditësh.

Pas 12 vitesh ai largohet nga Manchesteri, me një titull Premier Lige, një Europa Ligë dhe dy Kupa Carabao.

Tani United do të përpiqet të mbyllë marrëveshjen me Interin dhe të sjellë Andre Onanën, i cili pritet të largohet nga klubi një vit pas mbërritjes së tij në Itali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco