Pronarët kanë dy klube në kompeticionet europiane, UEFA merr vendimin për Milanin dhe...

Pronarët kanë dy klube në kompeticionet europiane, UEFA merr vendimin për Milanin dhe...

18:16, 07/07/2023

UEFA i ka dhënë fund të gjitha dyshimeve rreth pjesëmarrjes në arenën ndërkombëtare të klubeve të ndryshme në kontinent, të cilat kanë konflikt interesi në garat e saj pasi janë nën pronësi të të njëjtëve persona.

Një diskutim që lindi me Milanin dhe jo vetëm, pasi edhe klube të tjera si Brajton e Aston Vila kishin të njëjtin problem.

Nëpërmjet një komunikate zyrtare, UEFA bëri të ditur qëndrimin e saj rreth bashkëpronësive duke zgjidhur çështjet që mund të bëheshin problem në hedhjen e shortit për klubet e mëposhtme:

– Aston Vila (Angli) dhe Vitoria (Portugali)

– Brajton (Angli) dhe Rojal Union SG (Belgjikë)

– Milan (Itali) dhe Tuluzë (Francë)

Secili prej këtyre çifteve të skuadrave kishte të njëjtët pronarë por UEFA bëri të ditur se klubet ishin ristrukturuar në mënyrë të tillë që të mos kishte më konflikt interesi ndaj të gjithave u jepej leje që të luanin në kompeticionet ndërkombëtare në këtë edicion.

Njëkohësisht, klubet nuk do të bashkëpunonin me njëri-tjetrin në mënyrë direkt apo indirekte duke transferuar apo huazuar lojtarë deri në shtatorin 2024, teksa nuk do të bënin akorde direkte apo indirekte financiare apo sportive në këtë periudhë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco