Plot 60 milionë euro për shërbimet e tij, PSG prezanton talentin e Sportingut

Plot 60 milionë euro për shërbimet e tij, PSG prezanton talentin e Sportingut

16:24, 07/07/2023

 

Pas zyrtarizimit të Milan Skriniar dhe Marco Asensios ditën e djeshme, Paris Saint-Germain ka bërë një goditje të bujshme në merkato. Manuel Ugarte është lojtari më i ri i kampionëve të Francës.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Paris Saint-Germain përmes një postimi në rrjetet sociale ku prezantohet mesfushori uruguaian. Nga ky transferim, në arkat e klubit të Sportingut të Lisbonës do të shkojnë plot 60 milionë euro.

Kontrata që ka firmosur Ugarte me parisienët, do ta mbajë të lidhur me klubin të paktën deri në vitin 2028. Transferimi i mesfushorit uruguaian, është i gjashti më i shtrenjtë në historinë e Paris Saint-Germain.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco