Lajmi i fundit

ODEON/ Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor, Oltsen Gripshi zbulon detajet: 13 shtete për...

Nelson bën marrëveshje të re me Arsenalin

Nelson bën marrëveshje të re me Arsenalin

18:24, 06/07/2023

Reiss Nelson ka nënshkruar një kontratë të re me Arsenalin.

Ish-lojtari i Anglisë U-21 ka hedhur firmën e tij në një kontratë të re 4-vjeçare, që do të thotë se ai do të jetë pjesë e skuadrës deri në vitin 2027. 

23-vjeçari në edicionin e kaluar bëri tetë paraqitje në Premier League, duke realizuar kundër Bournemouth dhe Nottingham Forest. 

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta e ka vlerësuar futbollistin. 

“Ai ka aftësi të jashtëzakonshme. Reiss e di se sa i rëndësishëm është për skuadrën tonë me cilësinë që ka. Ai e njeh këtë klub kaq mirë, ai u rrit këtu dhe ne mezi presim të shijojmë shumë momente të tjera të mira me të”, ka thënë spanjolli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco