Zyrtare/ Kontratë tre vjeçare, lojtari i Kombëtaret transferohet në Suedi

Zyrtare/ Kontratë tre vjeçare, lojtari i Kombëtaret transferohet në Suedi

18:06, 06/07/2023

 

Ka ardhur edhe zyrtarizimi. Arbnor Muçoli është afrimi më i ri i Goteborgut. Lojtari i Kombëtares shqiptare ka ndryshuar skuadër, ndërsa tashmë do të jetë pjesë e gjigantit suedez.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një postimi në faqen zyrtare. Në të thuhet se Muçoli ka firmosur një kontratë që do ta mbajë të lidhur të paktën për tre sezonet e ardhshme.

Kështu, Muçolli i jep fund aventurës së tij me Vejlen në Danimarkë për të nisur një sfidë të re. 23-vjeçari i cili është grumbulluar në disa raste edhe nga Kombëtarja shqiptare u shpreh i lumtur pas transferimit të tij te Goteborgu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco