VIDEO/ Armando Broja lë pas dëmtimin, sulmuesi kuqezi vihet menjëherë në urdhrat e Pochettino-s

VIDEO/ Armando Broja lë pas dëmtimin, sulmuesi kuqezi vihet menjëherë në urdhrat e Pochettino-s

11:30, 05/07/2023

Pas zyrtarizimit si trajner i ri i Chelsea-t, Mauricio Pochettino ka zhvilluar seancën e parë stërvitore me lojtarët e skuadrës londineze.

Në këtë seancë ishte prezent edhe sulmuesi shqiptar Armando Broja. “Bomberi” kuqezi kreu ushtrime në palestër me grupin dhe më pas doli në fushën e blertë.

Image

Sulmuesi kuqezi mungoi për një kohë të gjatë pas operacionit që kreu në gjurin e djathtë dhe tashmë është duke punuar fortë për të gjetur formën e tij më të mirë fizike dhe teknike.

E ardhmja e Brojës nuk dihet ende nëse do të jetë me Chelsea, por padyshim që sulmuesi i kombëtares shqiptare është duke u përpjekur të bindë trajnerin argjentinas.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco