Ish-futbollisti i Partizanit tërhiqet nga sporti: Takohemi në fusha të tjera

Ish-futbollisti i Partizanit tërhiqet nga sporti: Takohemi në fusha të tjera

13:18, 03/07/2023

Ardian Cuculi, ish-futbollisti i Partizanit tërhiqet nga futbolli në moshën 35-vjeçare.

Skuadra e fundit për ish-mbrojtësin ishte Shkëndija e Tetovës ndërsa kujtojmë se gjatë karrierës, përveç Partizanit, në Superiore Cuculi është aktivizuar edhe me Kukësin.

Njoftimin për tërheqjen nga futbolli e bëri vetë Cuculi nëpërmjet një postimi në Instagramin e tij personal teksa 35-vjeçari thekson: “Tashmë do të takohemi në fusha të tjera”.

Në karrierën e tij, Cuculi numëron edhe gjashtë paraqitje me kombëtaren e Maqedonisë së Veriut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco