Kthesë e papritur për të ardhmen e Granit Xhakës, Arterta i kërkon mesfushorit të qëndrojë te Arsenal

Kthesë e papritur për të ardhmen e Granit Xhakës, Arterta i kërkon mesfushorit të qëndrojë te Arsenal

21:16, 30/06/2023

 

Edhe pse Granit Xhaka në fund të sezonit u përshëndet me tifozët e Arsenalit pasi largimi i tij nga klubi ishte çështje e kryer, duket se situata tashmë ka ndryshuar.

Sipas portalit anglez “England365”, transferimimi i mesfushorit shqiptar te Bayer Leverkusen duket se nuk do të ndodhë, pasi Mikel Arteta, trajneri i Arsenal, ka ndërhyrë.

Sipas informacioneve të portalit anglez, tekniku spanjoll i ka komunikuar Xhakës se Arsenal nuk mund të transferojë shpejt një lojtar tjetër për të zëvendësuar atë dhe kështu ai do të vazhdojë të jetë pjesë e Arsenalit edhe në sezonin e ri.

As ardhja e Declan Rice nuk do të pengonte aktivizimin e Granit Xhakës, pasi mesfushori anglez pozicionin e tij më të mirë e ka te vendi i Thomas Partey në mesfushë. Granit Xhaka është një lojtar shumë i dashur në klub dhe nga e gjithë tifozeria e “Topçinjve”, kështu që prezenca e tij dhe aftësitë profesionale do ta bënin ekipi akoma edhe më të fortë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco