Mjaftojnë 17 milionë euro, Milani pranë transferimit të talentit 20-vjeçar

Mjaftojnë 17 milionë euro, Milani pranë transferimit të talentit 20-vjeçar

17:34, 30/06/2023

Yunus Musah është kthyer në objektivin kryesor të Milanit në këtë merkato verore. Talenti amerikan i cili është në kontratë me Valencian deri në vitin 2026 po kërkohet me ngulm nga kuqezinjtë pasi shihet si lojtari ideal për skemat e Stefano Piolit.

Sipas mediave italiane, drejtuesit e Milanit kanë nisur edhe kontaktet zyrtare për të veshur me fanellën kuqezi mesfushorin 20-vjeçar. Valencia kërkon të paktën 17 milionë euro plus bonuse për të lënë të lirë amerikanin.

Një shifër kjo që pritet të shpenzohet nga Milani, i cili pret të ndërhyjë në merkato me shifra konkrete pas zyrtarizimit të Tonalit te Newcastle. Edhe vetë Musah është i hapur për një transferim në Itali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco