Nga Frattesi te Lukaku e Savic, kush janë 10 emrat që po nxehin merkaton në Itali

Nga Frattesi te Lukaku e Savic, kush janë 10 emrat që po nxehin merkaton në Itali

17:01, 30/06/2023

Është një verë e nxehtë sa i përket merkatos në Serie A. Shumë lojtarë janë ende në pritje për të mësuar se kush do të jetë aventura e re e tyre dhe lufta po bëhet në të gjitha frontet.

Me Arabinë që po kthehet gjithmonë në një realitet të ri të futbollit, klubet italiane po provojnë të bindin xhevahiret e tyre mos të largohen. Temat më të nxehta janë Frattesi i cili po kërkohet nga bigët e Serie A, si dhe Lukaku e Milinkovic-Savic.

Por kush janë 10 lojtarët që po “tërbojnë” merkaton në Itali?

Davide Frattesi. Është padyshim një nga emrat më të nxehtë në merkaton italiane. Interi është në “pole position”, por pas tij janë edhe Milani, Juventusi dhe Roma. Sipas mediave italiane ka zgjedhur të vazhdojë karrierën tek Interi, por fillimisht zikaltrit duhet të shesin Brozovic për të bërë një ofertë zyrtare.

Romuelu Lukaku. U rikthye tek Chelsea pas huazimit tek Interi, por kërkon të qëndrojë në Milano. Zikaltrit duhet të paguajnë 40 milionë euro, por fillimisht duhet të shesin Onanën te Manchester United. Në garë për të veç Interit është edhe Milani.

Sergej Milinkovic-Savic. Pas tij është Interi, por mbi të gjitha Juventusi dhe Milani. Garë treshe, por për momentin në “pole position” qëndron Juventusi që duket se ka një akord verbal me mesfushorin serb. Megjithatë, oferta e duhur nga ekipet e tjera mund të komplikojë situatën.

Christian Pulisic. Pas Ruben Loftus Cheek, në aksin Londër-Milano, emri më i nxehtë është Christian Pulisic. Lojtari amerikan është një nga objektivat më të rëndësishëm për Milanin që duket se është në “pole position” për ta afruar në ekip.

Marcelo Brozovic. Transferimi i tij në Arabi tek Al Nassr po kthehet në një telenovelë. Pritej që gjithçka të mbyllej sot, por negociatat kanë ngecur sërish. Mesfushori kroat po mban peng merkaton e Interit dhe transferimin e Frattesit te zikaltrit.

Federico Chiesa. Nëse jo Dusan Vlahovic, mund të jetë ai lojtari që do të sakrifikohet në verë nga Juventusi. Kërkohet me ngulm nga Neëcastle dhe Liverpool, por nuk duhen lënë pa përmendur edhe Bayern Munich dhe PSG. Juventusi e lë të lirë për 60 milionë euro.

Yunus Musah. Është rritur në Itali, në Castelfranco Veneto përpara se të udhëtonte në Europë ku realizoi ëndrrën për t’u bërë futbollist profesionist. Shkëlqeu me Valencian dhe ndiqet prej kohësh nga Interi, por për momentin Milani është kandidati kryesor për ta blerë.

Gianluca Scamacca. Kur ishte fëmijë, Gianluca luante në sektorin e të rinjve të Romës. Tani ai mund të kthehet te verdhekuqtë për të përforcuar sulmin e Mourinhos pas dëmtimit të Abraham. Marrëveshja mes klubit dhe lojtarit tashmë është arritur, por nuk do të jetë e lehtë të bindet West Ham.

Rasmus Hojlund. Nga Atletico Madrid tek Bayern Munich dhe Chelsea. Sulmuesi i Atalantës është në qendër të merkatos, por në garë për të është edhe Juventusi. “Zonja e Vjetër” e sheh si lojtarin ideal për të zëvendësuar Vlahovic në rast largimi. Në ndjekje të tij është edhe Manchester United.

Nicolo Zaniolo. Ka dalë hapur se dëshiron të rikthehet në Itali pas aventurës së tij te Galtasaray. Në një intervistë konfirmon se e ka ëndërr të luajë për Juventusin, skuadra që është e interesuar për të marrë shërbimet e xhevahirit italian.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco