Nuk luajti asnjë minutë me Realin, talenti japonez refuzon 160 mln € nga Arabia

Nuk luajti asnjë minutë me Realin, talenti japonez refuzon 160 mln € nga Arabia

16:59, 30/06/2023

Takefusa Kubo është një nga talentet më të mëdhenj që ka nxjerrë Japonia vitet e fundit. 22-vjeçari u transferua si lojtar i lirë nga FC Tokyo te Real Madrid në verën e vitit 2019.

Më pas nisën huazimet. Në fillim te Mallorca, më pas te Villareali e Getafe. Me sulmuesin e djathtë që nuk ia doli në asnjë moment të debutonte me “Los Blancos”.

Reali e shiti verën e vitit të kaluar te Real Sociedad për 6.5 milionë euro. Kubo shënoi 9 gola dhe regjistroi 7 asiste, duke dhënë kontribut të madh në kualifikimin e skuadrës baske në Champions League.

Napoli kërkon ta sjellë në Serie A, ndërkohë që talenti aziatik ka përfunduar edhe në radarin e sheikëve nga Arabia Saudite.

Drejtuesit e Al-Hilal i propozuan një kontratë 4-vjeçare me 40 milionë euro pagë sezonale. Ofertë e çmendur, por që është refuzuar nga Kubo.

AS raporton se lojtari nuk dëshiron të largohet nga Real Sociedad, pasi preferon të aktivizohet në grupet e Champions League sezonin e ardhshëm.

Kubo numëron edhe 25 ndeshje me kombëtaren e Japonisë. Gjatë së cilave ka gjetur dy herë rrugën e rrjetës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco