Laporta: Gundogan zgjodhi një klub të madh në vend të parave të Cityt

Laporta: Gundogan zgjodhi një klub të madh në vend të parave të Cityt

16:40, 30/06/2023

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta doli sërish në publik dhe iu përgjigj disa pyetjeve në lidhje me klubin katalanas dhe sërish në stilin e tij, ai ngjalli reagime.

Kështu, ai ka folur për TV3 për financat e të gjithë klubit sportiv dhe sektorit të basketbollit, por siç pritej, më së shumti vëmendje i kushtoi politikës së transfertave të klubit futbollistik, pra planeve për merkaton e verës.

Ai i është përgjigjur edhe pyetjes se pse nuk i është zgjatur ende kontrata Xavit, i cili në sezonin e parë të kompletuar plotësisht në stol, i solli Barcelonës titullin kampion spanjoll.

"Xavi ka edhe një vit në kontratën e tij. Wshtë i vetëdijshëm se ai është trajneri më i mirë për Barcelonën dhe një person i madh që e njeh klubin. Ai e respekton atë dhe ndihmon shumë. Ne do të flasim kur të vijë koha. Ka disa prioritete, dhe kjo është përmirësimi i ekipit. Ne kemi një plan që do të na ndihmojë të regjistrojmë lojtarët. I kemi thënë tashmë që do të flasim në të ardhmen. Dëshiron të vazhdojë, ne thjesht nuk kemi caktuar një datë. Fillimisht duhet të zgjidhim prioritetet. Tregu i verës fillon të shtunën, ka ardhur Gundogan. Ka gjëra më të rëndësishme dhe Xavi e kupton atë që thotë Laporta.”

Është bërë e ditur se transferimi i supertalentit Victor Roque është në horizont, por ende nuk ka një zyrtarizim të nënshkrimit të djalit të cilin Barcelona planifikon ta lërë në huazim në Brazil deri në janar të vitit 2024.

“Po punojmë për këtë”, ka komentuar shkurt Laporta.

Më pas ka kaluar në temën e Ilkay Gundogan.

"Ai na bëri krenarë sepse zgjodhi një klub të madh mbi fuqinë financiare dhe potencialin e Cityt. U bë një punë magjike. Xavi i dha garanci Gundoganit dhe tregoi besim. Ndjej se kemi nënshkruar me një lojtar me përvojë. Për të kjo do të jetë një sfidë e madhe. Një kampion europian dhe një lojtar me përvojë të madhe po vjen tek ne”, tha Laporta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco