Formula 1/ Hamilton kërkoi ndryshimin e rregullave, reagon Verstappen: Nuk flisje kur fitoje!

Formula 1/ Hamilton kërkoi ndryshimin e rregullave, reagon Verstappen: Nuk flisje kur fitoje!

14:15, 30/06/2023

RedBull në këtë sezon duket i pakapshëm për rivalët, aq më tepër kur në njëvendëshen e saj është Max Verstappen që shfrytëzon në maksimum potencialin e makinës së tij.

Holandezi udhëheq i sigurt me 69 pikë më shumë kampionatin se ndjekësi më i afërt Sergio Perez, teksa 25-vjeçari ka fituar gjashtë nga tetë garat sezonale.

Një distancë e cila sipas Lewis Hamilton e lejon RedBull-in të nisë dhe të mendojë për makinën e sezonit të ardhshëm, një luks që skuderitë e tjera nuk e kanë.

Sipas britanikut, FIA (Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit) duhet të nxjerrë një rregull që të gjitha skuderitë të nisin punën për sezonin e ardhshëm në të njëjtën datë.

Por, kësaj deklarate të Hamilton i është kundërpërgjigjur Verstappen që ashtu si edhe në pistë nuk i “hap rrugë” 38-vjeçarit.

“Epo, jeta e është e padrejtë ndonjëherë dhe Hamilton duhet ta dijë këtë”, e nis fjalinë Verstappen që më pas kalon në kundërsulm ndaj britanikut.

“Nuk po flas vetëm për Formula 1, por jeta është e padrejtë në shumë aspekte të saj dhe ne duhet të përballemi me të dhe të mos ankohemi. Nuk mbaj mend që Hamilton të fliste për ndryshim të rregullave në kohën kur fitonte vetëm ai”, përfundoi dy herë Kampioni i Botës.

Sakaq, gara e radhës në Formula 1 është në shtëpinë e RedBull-it, Austri teksa këtë fundjavë është planifikuar edhe gara e dytë Sprint e sezonit pas asaj në Azerbajxhan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco