Laporta: Na ofruan 100 milionë euro për De Jong, bëmë mirë që nuk e pranuam

Laporta: Na ofruan 100 milionë euro për De Jong, bëmë mirë që nuk e pranuam

13:52, 30/06/2023

Joan Laporta foli për tema të ndryshme në intervistën e tij për “Esport 3”, ku bëri një bilanc të sezonit.

Një ndër to ishin edhe ofertat që ka marrë për lojtarë të rëndësishëm të ekipit të parë katalanas.

I pyetur nëse ka pasur oferta për lojtarë vitalë, ai theksoi: “Ne kishim një ofertë prej 100 milionë për De Jong dhe bëmë mirë që nuk e pranuam”.

Në këtë kuptim, kreu i klubit të Barcelonës shtoi lidhur me këtë: “Ka lojtarë, shtylla të skuadrës sonë, që nuk janë në treg. Kemi marrë oferta për Pedri, De Jong, Araujo, Christensen, Ansu…”. Laporta pranon kështu interesin që kanë gjeneruar disa lojtarë blaugrana mes klubeve të mëdha evropiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco