N’Golo Kante blen një klub futbolli në Belgjikë

N’Golo Kante blen një klub futbolli në Belgjikë

13:11, 30/06/2023

N’Golo Kante është pronari i ri i Rojal Ekselsior Virton. Mesfushori francez, i cili u largua nga Çelsi pak ditë më parë për t’u transferuar në Arabinë Saudite, do të mbetet i lidhur me futbollin europian.

Klubi belg militon në Kategorinë e Tretë (përfundoi i fundit në “Challenger Pro League”) dhe kontrollohej nga biznesmeni luksemburgas, Flavio Beka, i cili e kishte marrë pronësinë në vitin 2018.

“Flavio është jashtëzakonisht i lumtur që mund t’i dorëzojë çelësat e klubit N’Golo Kantesë, një lojtar i klasit të lartë, jo vetëm për cilësitë e tij futbollistike, por edhe dhe mbi të gjitha për cilësitë njerëzore të njohura unanimisht”, thuhej në njoftimin për shtyp.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco