Dështimi De Ketelare, dy rrugë që Milani të shpëtojë 35 milionë euro

Dështimi De Ketelare, dy rrugë që Milani të shpëtojë 35 milionë euro

12:51, 30/06/2023

Kampionati Europian U-21 mund të ishte turneu i duhur për ringritjen e Sharl de Ketelares pas sezonit zhgënjyes me fanellën e Milanit, por për fatin e tij të keq gjërat shkuan shumë keq: Belgjika në fakt nuk e kaloi fazën e grupeve dhe fantazisti kuqezi nuk bindi pavarësisht se luajti si titullar në tre ndeshje e për më tepër me shiritin e kapitenit në krah.

21-vjeçari tani ka nisur pushimet, por është e qartë se pas një sezoni kaq negativ ka shumë dyshime për të ardhmen e tij në Serinë A.

Është e vështirë të thuhet nëse do të shitet apo do t’i besohet, por me siguri që klubi nuk dëshiron ta huazojë.

Çdo ekip i interesuar duhet të ofrojë të paktën 28 milionë euro në mënyrë që Milani të mos shënojë humbje në bilanc, por në mungesë ofertash, kuqezinjtë do të jenë të detyruar ta mbajnë në organikë e madje t’i japin shanse për të rivlerësuar veten.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco