Modric dhe Lovren përfundojnë nën akuzë për dëshmi të rreme

Modric dhe Lovren përfundojnë nën akuzë për dëshmi të rreme

12:01, 30/06/2023

Luka Modric dhe Dejan Lovren përfundojnë nën akuzë nga Prokuroria e Osijekut në Kroaci.

Mesfushori i Realit, së bashku me Dejan Lovren, dyshohen se kanë mashtruar në një dëshmi të dhënë 13 qershorin e vitit 2017, në një çështje kundër tre zyrtarëve të lartë të Dinamo Zagreb dhe një zyrtari tatimor të cilët u akuzuan se përvetësuan para nga shitja e mesfushorit te Tottenham në vitin 2008 dhe nga ajo e mbrojtësit te Lyon në vitin 2010.

Kujtojmë se nga procesi i nisur kundër zyrtarëve të Dinamo Zagrebit, ai që e pësoi më rëndë ishte ish-drejtori ekzekutiv, Zdravko Mamic, i cili për veprën përvetësim i paligjshëm i 15.5 milionë eurove u dënua me gjashtë vite e gjysmë burg.

Ky i fundit më pas u arratis për në Bosnje-Hercegovinë, aty ku edhe jeton aktualisht.

Në atë periudhë dëshmia e Modric, por edhe e Lovren më pas ishte në favor të Mamic.

Në fakt, procesi ndaj dy lojtarëve kroatë për dëshmi të rreme ishte mbyllur në vitin 2021, megjithatë prokuroria ka vendosur ta hapë sërish dosjen dhe të akuzojë Modric e Lovren për dëshmi të rreme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco