Cuadrado i thotë lamtumirë Juventusit pas 8 sezonesh, sot dita e fundit si bardhezi

Cuadrado i thotë lamtumirë Juventusit pas 8 sezonesh, sot dita e fundit si bardhezi

11:20, 30/06/2023

Dita e sotme është e veçantë për mesfushorin kolumbian Juan Cuadrado, që pas 8 sezonesh do t’i thotë lamtumirë Juventusit.

I ardhur në vitin 2015, fillimisht në formë huazimi nga Chelsea dhe më pas si lojtar tërësisht i Juventusit, 35-vjeçari ka qenë një nga të paprekshmit te bardhezinjtë, pavarësisht nga trajneri.

Në 8 sezone, ai ka luajtur 314 ndeshje me Juventusin, duke realizuar 26 gola dhe 65 asist, duke qenë një nga mesfushorët më të mirë në ekip.

Dita e sotme, kur dhe skadon kontrata, është e fundit për Juan Cuadrado, që bëhet futbollisti i dytë i huaj me më shumë ndeshje me fanellën bardhezi, 6 më pak se David Trezeguet.

Juan Cuadrado ka qenë një pikë referimi te skuadra e Juventusit, ku në katër sezonet e fundit nuk zbriste nën 40 ndeshje (në total).

Kolumbiani ka takuar të gjithë shokët e skuadrës pas ndeshjes së fundit sezonale, teksa largohet një prej shtyllave kryesore të klubit dhe vështirë se ky vend i lënë bosh do të mbyllet shumë kollaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco