Kampionët e botës qëndrojnë në krye të klasifikimit të FIFA-s, Kroacia dhe Anglia ndryshojnë renditjen

Kampionët e botës qëndrojnë në krye të klasifikimit të FIFA-s, Kroacia dhe Anglia ndryshojnë renditjen

14:14, 29/06/2023

FIFA ka publikuar sot renditjen e re pas ndeshjeve të qershorit dhe në 10-shen më të mirë nuk ka pasur shumë ndryshime. Argjentina që fitoi Botërorin vazhdon të jetë në vendin e parë, e ndjekur nga Franca dhe Brazili.

Një vend ka rikuperuar Anglia që është ngjitur e katërta, duke lënë pas vetes Belgjikën.

Ndërkohë, edhe Kroacia ka kapur vendin e gjashtë duke zbritur Holandën në vendin e shtatë.

Italia në vendin e tetë, Portugalia në vendin e nëntë dhe Spanja në vendin e 10 janë skuadrat që mbyllin klasifikimin e 10 vendeve të para në Botë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco