FOTO/ Kosova zbret në renditjen e FIFA-s, kalohet nga Madagaskari

FOTO/ Kosova zbret në renditjen e FIFA-s, kalohet nga Madagaskari

12:29, 29/06/2023

Kosova ka humbur terren në renditjen e re të FIFA-s. Skuadra dardane nuk arriti të merrte fitore në dy ndeshjet e qershorit, duke u mundur me Bjellorusinë dhe barazoi me Rumaninë.

Kjo ka bërë që skuadra e Kosovës të humbasë një vend në klasifikim dhe tashmë renditet në vendin e 108 nga vendi i 107 që ishte pak kohë më parë.

Dardanët ia kanë lënë vendin skuadrës së Madagaskarit që gjithashtu ka pasur një moment të keq, ku fitoren e fundit e ka në shkurt dhe nga ajo kohë numëron 2 humbje dhe 1 barazim.

Image

Kosova ka si rekord vendin e 106 në klasifikimin e FIFA-s dhe tashmë e sheh veten 2 vende larg këtij rekordi.

Fitorja e fundit për dardanët, ishte në shtator të 2022 ndaj Qipros në Ligën e Kombeve dhe nga ajo ditë, kanë humbur 1 ndeshje dhe kanë barazuar në 5 të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco