Arteta tregon cilësitë më të mira të Kai Havertz

Arteta tregon cilësitë më të mira të Kai Havertz

11:14, 29/06/2023

Kai Havertz është lojtari më i ri i Arsenalit, që siguroi shërbimet e gjermanit ofensiv duke paguar 70+5 milionë euro në arkat e Chelsea.

Trajneri i nënkampionëve të Anglisë, Mikel Arteta, ndihet i lumtur për firmën me 24-vjeçarin, për të cilin insistoi ta kishte pjesë të skuadrës së tij.

“Kai është një lojtar shumë cilësor. Ai është një futbollist shumë i shkathët dhe inteligjent. Ai do të sjellë një sasi të madhe fuqie shtesë në mesfushën tonë.

Dhe shumëllojshmëri në stilin tonë të lojës. Të gjithë jemi të emocionuar që do të punojmë me të“, deklaroi trajneri spanjoll.

I emocionuar edhe Havertz, i cili tha fjalët e para si Gunners: “Është super emocionuese për mua të bashkohem me këtë klub të mrekullueshëm dhe të jem pjesë e familjes së Arsenalit.

Ky klub ka një histori të madhe. Mentaliteti në ekipin e Arsenalit është i rëndësishëm. Kjo ishte një nga arsyet pse ishte kaq e vështirë të luaja kundër Arsenalit kohët e fundit”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco