Formula 1/ Hamilton: Verstappen do t’i thyejë rekordet e mia dhe të Schumacherit

Formula 1/ Hamilton: Verstappen do t’i thyejë rekordet e mia dhe të Schumacherit

10:31, 29/06/2023

Max Verstappen po thyen rekord pas rekordi dhe me dy tituj kampionë bote të fituara deri më tani në Formula 1 ai është i destinuar për të qenë një ikonë e këtij sporti.

Piloti holandez i Red Bull po dominon edhe këtë sezon, ku është nisur drejt titullit të tretë në karrierë.

Në prag të garës së Austrisë, ku garohet në shtëpinë e Red Bull, ka folur britaniku Lewis Hamilton (Mercedes), që ka fituar 7 tituj kampionë bote.

Ai mendon se Verstappen i ka të gjitha mundësitë që të jetë piloti me më shumë tituj kampionë në historinë e këtij sporti.

“Max po përjeton një karrierë të madhe. Për më tepër që është i ri dhe ka shumë vite përpara vetes dhe kohë për të vijuar karrierën në Formula 1.

Ka një skuadër të madhe nga pas dhe piloton një makinë fituese. Ndaj, me shumë gjasa ai do t’i thyejë rekordet e mi dhe ato të Michael Schumacher”, tha Hamilton.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco