I skadon kontrata me PSG-në, Sergio Ramos mund të kthehet në Spanjë te...

I skadon kontrata me PSG-në, Sergio Ramos mund të kthehet në Spanjë te...

10:11, 29/06/2023

Sergio Ramos mund të rikthehet në Spanjë, pasi kontrata me Paris Saint-Germainin do t’i skadojë në fund të këtij muaji.

Mbrojtësi spanjoll nuk ka arritur marrëveshje me parisienët për vazhdimin e kontratës dhe do të largohet kështu nga “Parku i Princave” pas dy vjetësh qëndrimi aty, pa lënë ndonjë gjurmë.

Sipas “Cadena SER”, ish-përfaqësuesi spanjoll mund të rikthehet tek ish-klubi i tij, Sevilla.

Ramos ishte larguar nga Sevilla në vitin 2005 për t’iu bashkuar Real Madridit, ku i kaloi 16 sezone para se të lëvizte drejt Parisit në verën e vitit 2021.

Spanjolli konsiderohet si njëri prej mbrojtësve më të mirë në histori të futbollit, ndërsa ka fituar gjithçka në karrierë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco