Zaniolo synon rikthimin në Itali, zbulon skuadrën e preferuar

Zaniolo synon rikthimin në Itali, zbulon skuadrën e preferuar

08:58, 29/06/2023

Nicolo Zanilo dëshiron të rikthehet në Serinë A dhe tashmë e ka shfaqur hapur objektivin e tij.

Vetëm pak muaj pas largimit nga Roma, me destinacion turqit e Galatasarayt, sulmuesi i talentuar italian ka deklaruar se dëshiron rikthimin, madje duke zgjedhur edhe skuadrën e preferuar.

“Juve është Juve, me ose pa kupat ndërkombëtare. Unë kam qenë tifoz i tyre që fëmijë dhe kam pasur idhull Pogbanë. Do të më pëlqente të luaja atje, pasi është një klub i madh. Nëse gjendet nëj mënyrë që na bën të gjithëve të lumtur, atëherë është e mirëpritur. Në të kundërt, jam mirë në Turqi”, deklaroi italiani.

Zaniolo kërkohej edhe nga Milani, që pasi dështoi ta marrë në janar, e futi në listën e objektivave për verën, megjithatë shprehja e dëshirës nga ana e sulmuesit për t’u bashkuar me Juven, mund t’i stepë kuqezinjtë dhe t’i detyrojë të tërhiqen nga marrëveshja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco