Skualifikim dhe gjobë, Mourinho ndëshkohet për deklaratat ndaj gjyqtarit Chiffi

Skualifikim dhe gjobë, Mourinho ndëshkohet për deklaratat ndaj gjyqtarit Chiffi

19:10, 28/06/2023

 

José Mourinho është skualifikuar për 10 ditë, duke nisur që nga java e parë e Serie A për sezonin 2023-2024 dhe është gjobitur me 50 mijë euro për akuzat e bëra në drejtim të gjyqtarit Chiffi në përfundim të ndeshjes mes Monzas dhe Romës.

Gjykata federale e Federatës Italiane të Futbollit ka gjobitur edhe klubin verdhekuq me 50 mijë euro për deklaratat e bëra nga tekniku portugez.

“Gjykata federale kombëtare ka ndëshkuar trajnerin e Romës, José Mourinho me një gjobë prej 50 mijë eurosh dhe me 10 ditë skualifikim, që do të nisin nga java e parë e kampionatit të ardhshëm”, shkruhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco