Ofertë faraonike nga Premier Liga, ofrohen 250 milionë euro për Mbape

Ofertë faraonike nga Premier Liga, ofrohen 250 milionë euro për Mbape

15:27, 27/06/2023

Kilian Mbape është tema më e nxehtë e kësaj merkatoje duke qenë se me shumë gjasa do të largohet nga PSG dhe e ardhmja e tij shihej si Spanja por tashmë edhe në Angli po diskutohet.

“The Sun” raporton se në garë për të ka hyrë edhe Liverpuli.

“The Reds” janë gati të ofrojnë plot 250 milionë euro për shërbimet e tij, duke thyer çdo rekord të mëparshëm për transferimin më të shtrenjtë në botë.

Ndërkohë, një ofertë e tillë do të hidhte poshtë çdo pretendim të Realit që është duke synuar të marrë Mbapen për një shumë më të ulët që arrin deri në 180 milionë euro.

Verën e ardhshme, Mbape mund të largohet edhe si futbollist i lirë pasi kontrata e tij me PSG-në skadon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco