Ofertë 70 milionë euro/ Tottenhami i kthen përgjigje Bayernit për Harry Kane

Ofertë 70 milionë euro/ Tottenhami i kthen përgjigje Bayernit për Harry Kane

15:05, 27/06/2023

Bayern Munchen ka paraqitur një ofertë zyrtare për shërbimet e Harry Kane.

29-vjeçari ka edhe një vit kontratë me klubin londinez dhe nuk ka ndërmend të rinovojë, ndërkohë që presidenca angleze po u reziston ofertave për “yllin” e skuadrës.

70 milionë euro + bonuse është oferta e kampionëve të Gjermanisë për kapitenin e kombëtares së Anglisë.

Propozim që është refuzuar në mënyrë kategorike nga presidenti i Daniel Levy, një person me të cilin është tmerrësisht e vështirë të bësh biznes.

Harry Kane u kërkua nga klubi bavarez edhe gjatë verës së kaluar për të zëvendësuar Robert Lewandowskin, me “bomberin” polak që u transferua te Barcelona si lojtar i lirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco