Spalletti mund të ndryshojë planin, klubi nga Arabia Saudite i ofron 20 milionë në sezon

Spalletti mund të ndryshojë planin, klubi nga Arabia Saudite i ofron 20 milionë në sezon

08:22, 27/06/2023

Luciano Spallettit i është ofruar një pagë e madhe për të marrë drejtimin e një klubi në Arabinë Saudite.

Italiani në sezonin e fundit udhëhoqi Napolin drejt titullit të kampionit në Serie A.

Mirëpo, pas përfundimit të sezonit 2022/23, ai vendosi që të largohet – teksa theksoi se dëshiron që të ketë një pushim për së paku deri në vitin e ardhshëm.

Megjithatë, sipas “Tuttomercatoweb”, Spalletti mund të joshet që të ndryshojë planin, pasi atij i është ofruar një pagë me vlerë deri në 20 milionë euro në sezon, për të marrë drejtimin e një ekipi në Arabinë Saudite.

Klubi që ia ka bërë këtë ofertë besohet që është Al-Hilal, që së fundmi u refuzua nga trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri.

Spalletti ka qenë trajner jashtë Italisë më parë, duke kaluar më shumë se katër vjet në Rusi me Zenit St Petersburg.

64-vjeçari gjatë karrierës së tij ka qenë trajner edhe te Inter, Roma, Udinese, Ancona, Venezia, Sampdoria dhe Empoli. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco