U largua nga Juve me destinacion Francën, mesfushori: Entuziast të punoj me një trajner si ai

U largua nga Juve me destinacion Francën, mesfushori: Entuziast të punoj me një trajner si ai

17:26, 26/06/2023

 

Leandro Paredes iu bashkua Juventusit në merkaton e verës së kaluar falë formulës së huazimit nga Paris Saint-Germain. Mirëpo, aventura italiane nuk shkoi sipas pritshmërive për argjentinasin teksa mesfushori pjesën më të madhe të kohës e kaloi në stol duke mos arritur të bëhej pjesë e mekanizmave të trajnerit Massimiliano Allegri.

Tashmë, Paredes është rikthyer sërish në Francë në radhët e PSG, teksa ende nuk e di pozicionin e tij në skuadrën kryeqytetase pasi drejtuesit mund të vendosin ta largojnë sërish. Gjithsesi, për momentin Paredes shpreson të qëndrojë te PSG dhe shpreh dëshirën për të të punuar me Luis Enriquen i cili pritet që së shpejti të prezantohet si trajneri i ri i francezëve.

“Nuk e di ende se ku do të luaj sezonin e ardhshëm, edhe pse fillimisht do të kthehem te PSG. Ka një mundësi që Luis Enrique të bëhet trajner aty dhe unë do të doja shumë që të punoja me një si ai më entuziasmon shumë një ide e tillë. Zgjedhja ime e parë është të qëndroj te PSG dhe të vendosem nën urdhrat e Luis Enriques”, u shpreh Paredes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco