U përfol për një ofertë monstruoze nga Arabia Saudite, por Allegri i qëndron besnik Juventusit

U përfol për një ofertë monstruoze nga Arabia Saudite, por Allegri i qëndron besnik Juventusit

15:18, 25/06/2023

Massimiliano Allegri betohet për besnikëri ndaj Juventusit.  U përfol për një ofertë prej 30 milionë eurosh në sezon nga klubi saudit i Al Hilal, mirëpo sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport” , tekniku italian nuk mendon të largohet nga bardhezinjtë.

Allegri po shijon një periudhë pushimi në Sardenjë dhe në “horizont” nuk ka shenja të dorëzimit - rithekson gazeta - aq sa në orët e fundit ai u është shprehur miqve të besuar se nuk ka negociuar kurrë me sauditët, dhe në të vërtetë që nuk ka marrë kurrë një propozim. Allegri dëshiron të vazhdojë me Juvetusin deri në verën e vitit 2025.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco