Zidane: Më mungon futbolli, do të kthehem shumë shpejt

Zidane: Më mungon futbolli, do të kthehem shumë shpejt

14:52, 25/06/2023

Prej dy vitesh, Zinedine Zidane është pa një projekt sportiv teksa francezi për herë të fundit ishte në stol kur drejtonte Real Madridin në epokën e tij të dytë me “Los Blancos” gjatë viteve 2019/2021. Por, 51-vjeçari duket se është “ngopur” me pushimet dhe po planifikon rikthimin e bujshëm.

Për Zidane kanë qarkulluar gjithnjë zëra për një detyrë tek kombëtarja franceze apo Juventus. Megjithatë, vetë ish-mesfushori nuk pranon të japë indikacione dhe së fundmi shprehet se i mungon adrenalina e të drjtuarit një ekip.

“Shpresoj të rikthehem shpejt në rolin e trajnerit. A më mungon adrenalina? Po, sigurisht, e kam të nevojshme. Më mungon diçka e tillë prej dy vitesh, por shpresoj të rikthehem shpejt. Në momentin që mësohesh me futbollin, nuk mund të rrish shumë gjatë larg tij. Kur je i apasionuar, pasioni mbetet aty gjithnjë i paprekur dhe i pandikuar nga rrethanat e jashtme. Pastaj ka momente kur je edhe më i relaksuar, edhe ato janë të nevojshme”, u shpreh Zidane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco