Sergio Kalaj, mbrojtësi nga Malësia e Madhe bëhet pjesë e Serisë A

Sergio Kalaj, mbrojtësi nga Malësia e Madhe bëhet pjesë e Serisë A

14:04, 25/06/2023

Një tjetër futbollist shqiptar, është bërë pjesë e Serisë A. Bëhet fjalë për Sergio Kalajn, i cili do të luajë sezonin e ardhshëm me klubin e Frosinones në elitën e futbollit italian, që u ngjit së fundmi.

 

Qendërmbrojtësi 23-vjeçar me origjine nga Bajza e Malësisë së Madhe, ka bërë paraqitje mjaft të mira sezonin e kaluar me skuadrën italiane në Serinë B dhe ka tërhequr vëmendjen e specialistëve të ndryshëm të futbollit.

 

Kujtojmë që, Sergio Kalaj ka qenë pjesë edhe e Kombëtares së Shqipërisë U-21. Natyrisht që, karriera e tij sapo ka nisur në nivele të larta dhe ai pret për të shpërthyer në Serinë A.

 

Sergio Kalaj premton shumë për të ardhmen në qendër të mbrojtjes dhe në rast se do të ketë minuta sezonin e ardhshëm në Serinë A me Frosinonen, duhet me patjetër t’i jepet mundësia edhe në Kombëtare.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco