Zyrtare/ Teuta bën goditjen e parë në merkato, klubi durrsak firmos me mesfushorin 22-vjeçar

Zyrtare/ Teuta bën goditjen e parë në merkato, klubi durrsak firmos me mesfushorin 22-vjeçar

11:20, 25/06/2023

Ishte në ajër, por tashmë është zyrtare. Ergys Peposhi është lojtari më i ri i Teutës. Vetëm pak ditë pasi mbylli aventurën me Kukësin, mesfushori 22 vjeçar tashmë ka firmosur për 2 sezone me klubin bregdetar.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi durrsak përmes një postimi në faqen zyrtare, ku i uron mirëseardhjen futbollistit kuksian.

Edicionin e shkuar Peposhi luajti për gjysmë sezoni i huazuar tek Teuta dhe për të është një rikthim në Durrës. Mesfushori gjen ish-trajnerin Diego Longo tek “Djemtë e Detit” që kanë nisur nga puna për të ndërtuar një projekt të ri me italianin.

“KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se mesfushori i djathtë, Ergys Peposhi është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Klubi ynë ka arritur ditën e sotme një marrëveshje 2 vjeçare me lojtarin 22 vjeçar, i cili vjen te Teuta pas paraqitjeve shumë të mira në ekipin e Kukësit. KF Teuta i uron mirëseardhje mesfushorit Ergys Peposhi dhe i uron shumë suksese me fanellën e klubit tonë”, shkruan klubi i Teutës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco