VIDEO/ Vrioni rikthehet te goli në Amerikë, sulmuesi shqiptar i dhuron fitoren ekipit të tij

VIDEO/ Vrioni rikthehet te goli në Amerikë, sulmuesi shqiptar i dhuron fitoren ekipit të tij

10:34, 25/06/2023

Giacomo Vrioni rikthehet te goli pas  një periudhe të vështirë me skuadrën e tij në MLS. Sulmuesi shqiptar ishte protagonist me gol në triumfin 2-1 të skuadrës së New England Revolution ndaj Torontos.

Vrioni u aktivizua në minutën e 46-të, ndërsa i mjaftuan vetëm gjashtë minuta për të gjetur rrugën e rrjetës. 24-vjeçari lëvizi mirë në zonë, dhe pavarësisht se kishte disa kundërshtarë ia doli të gjente golin që dërgoi në festë stadiumin.

 

 

Për Vrionin ishte goli numër katër në këtë sezon me skuadrën amerikane, teksa pas kësaj fitoreje me aromë shqiptare, New England Revolution ngjitet në vendin e dytë të klasifikimit në Konferencën e Lindjes teksa ka grumbulluar 36 pikë pas 19 javësh.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco