Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Transferim bombë në orët e vona: Gvardiol ra dakord me Manchester Cityn

Transferim bombë në orët e vona: Gvardiol ra dakord me Manchester Cityn

09:30, 25/06/2023

Një prej talenteve më të mëdhenj të futbollit kroat, Joshko Gvardiol, ka rënë dakord për kushtet e bashkëpunimit me Manchester Cityn dhe së shpejti do të pjesë e kampionëve të Europës.

Gazetari i respektuar Fabrizio Romano ka bërë të ditur në orët e vona të mbrëmjes lajmin e fundit, se Manchester City dhe Joshko Gvardiol kanë arritur një marrëveshje për transferimin e tij në Etihad, për të cilin spekulohej prej muajsh.

Romano thekson se të dyja palët kanë gjetur një gjuhë të përbashkët dhe kanë rënë dakord për të gjitha kushtet e bashkëpunimit, por tani është e nevojshme që dy klubet të bien dakord për kartonin e mbrojtësit të ri kroat, i cili tashmë e ka dëshmuar veten në nivelin më të lartë.

Gvardiol ka qenë prej kohësh një dëshirë e Pep Guardiolës, i cili e konsideron atë një mbrojtës kyç për të ardhmen e klubit.

Image

Ajo që mund të jetë problem për Cityn është se klubi i tij RB Leipzig nuk dëshiron ta shesë lojtarin në fjalë për më pak se 100 milionë euro. Megjithatë, nëse dikush mund të shpenzojë kaq shumë para, ai është Manchester City. Bisedimet do të mbahen në ditët në vijim dhe pritet të jenë tentative pasi Leipzig kërkon të arkëtojë shumë nga Guardiola.

 

Nëse kalon te City, ai do të jetë futbollisti i dytë kroat që i bashkohet skuadrës angleze këtë verë, pasi tashmë janë siguruar shërbimet e Mateo Kovacic.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco