Do të jetë mesfushor/ Orges Shehi kërkon edhe goditjen e fundit në merkato

Do të jetë mesfushor/ Orges Shehi kërkon edhe goditjen e fundit në merkato

08:50, 25/06/2023

Orges Shehi kërkon edhe goditjen e fundit. Ai do të jetë mesfushor. Trajneri kërkon që lojtari të jetë një mesfushor shkatërrues dhe klasiku për këtë pozicion është Ardit Krymi.

Nga merkatoja pritet që të zëvendësohet Albano Aleksi. Veç Krymit, Floart Jonuzi dhe Idriz Batha janë lojtarët që mund të zëvendësojnë mesfushorin e larguar. Në fakt, për momentin nuk ka asgjë konkrete dhe Shehi është ende në ajër për atë pozicion.

Gjasat janë që skuadra të sajohet me Najdovskin si mesfushor apo të shohë edhe për alternativa të tjera. Dy firmat e radhës pritet të jenë Egzon Bejtullai dhe Erjon Hoxhallari. Në diskutim është edhe Armando Sadiku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco