Lajmi i fundit

VIDEO/ Dosja ‘5D’, inceneratorët, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Roma gjen mbrojtës në Angli, verdhekuqtë drejt firmës me danezin e Leeds

Roma gjen mbrojtës në Angli, verdhekuqtë drejt firmës me danezin e Leeds

21:51, 24/06/2023

Roma është shumë pranë blerjes së mbrojtësit danez Rasmus Kristensen. Klubi verdhekuq ka arritur marrëveshjen me lojtarin e Leeds United.

Në ditët e ardhshme drejtuesit e klubeve do të takohen për të diskutuar detajet e fundit të këtij operacioni: Kristensen do të vijë në kryeqytetin italian në formë huazimi.

Rasmus Kristensen luan në krahun e djathtë të mbrojtjes. 26-vjeçari ka luajtur më parë me Midtjylland, Ajax, Salzburg dhe Leeds. Me anglezët lojtari ka luajtur 26 ndeshje sezonin e kaluar dhe ka shënuar 3 gola.

Roma ka kohë që e ndjek me vëmendje lojtarin e kombëtares daneze, por kostoja e lartë e kartonit (15 milionë euro) ka qenë pengesa kryesore e transferimit. Rënia e Leeds nga Premier League këtë sezon ka bërë që klubi anglez të ndryshojë strategjinë e merkatos dhe verdhekuqtë janë gati të përfitojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco