Përfundon edicioni i radhës i kursit të FSHF për licencën UEFA A, diplomohen trajnerët e rinj

Përfundon edicioni i radhës i kursit të FSHF për licencën UEFA A, diplomohen trajnerët e rinj

13:21, 24/06/2023

Federata Shqiptare e Futbollit ka përmbyllur me sukses edicionin e 20-të të kursit për licencimin e trajnerëve të rinj të nivelit UEFA A, që është niveli i dytë për nga rëndësia pas licencës UEFA PRO. Ky kurs që nisi më 9 janar zgjati plot gjashtë muaj, duke i dhënë mundësinë 35 trajnerëve të regjistruar të ndjekin dhe të mësojnë nga një program mësimor të punuar nga specialistë të edukimit pranë FSHF-së, në bashkëpunim me UEFA-n.

Në ceremoninë e zhvilluar në ambientet e ‘Shtëpisë së Futbollit’, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku u shpërndau diplomat trajnerëve të rinj, ndërsa shprehu bindjen se të gjithë këta trajnerë të licencuar tashmë me licencën ‘UEFA A’ do të kontribuojnë për rritjen e futbollit shqiptar.

Në edicionin e 20-të të këtij kursi morën pjesë emra të njohur të futbollit shqiptar si: ish-futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Besart Berisha, si edhe ish-futbollistë të njohur shqiptarë si Gentjan Muça, Ndriçim Shtubina, Skerdi Bejzade, por edhe disa trajnere vajza, ish-futbolliste të ekipit kombëtar si Suada Jashari, Xhemile Berisha dhe Emirjeta Ndoci.

Kursi për licencimin e trajnerëve për nivelin A është mjaft i rëndësishëm, pasi është një licencë që e zotërojnë të gjithë zëvendës-trajnerët e Superiores, teksa është e detyrueshme për të gjithë trajnerët e ekipeve të para dhe skuadrave U-21, U-19, e kështu me radhë në futbollin profesionist. Kursi u zhvillua në ambientet e Shkollës së Trajnerëve në Kamëz dhe ishte i ndarë në 7 periudha të ndryshme, nga muaji janar dhe përfundoi në muajin qershor. Kjo metodë po aplikohet prej dy vitesh tashmë nga Sektori i Edukimit, në mënyrë që trajnerët të kanë mundësi që t’i implementojnë njohuritë e marra në skuadrat e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco