Zyrtare/ Nuk ndalen sauditët, Ruben Neves nënshkruan për Al Hilal

Zyrtare/ Nuk ndalen sauditët, Ruben Neves nënshkruan për Al Hilal

11:25, 24/06/2023

Ishte në ajër, por tashmë është zyrtare. Ruben Neves është lojtari më i ri i Al Hilal në Arabinë Saudite. Edhe pse 26 vjeç dhe me shumë “kilometra në këmbë”, mesfushori portugez vendosi të firmos me klubin saudit, pasi këta të fundit derdhën shumën e 55 milionë eurove në arkat e Ëolves.

Al Hilal njoftoi nënshkrimin e ti me një video, e cila fillon duke vënë në duke se lojtari do të bëhej lojtari i ri i Barcelonës dhe në fund ai shfaqet me fanellën e klubit saudit.

Kjo pasi ai ishte tepër i lidhur me një transferim te katalanasit, madje ishte shumë pranë, por Al Hilal bëri atë që klubet arabe dinë të bëjnë më mirë, të ofrojnë para. Ruben Neves ka nënshkruar një kontratë të vlefshme deri në vitin 2026.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco