Në 'sirtar' pas largimit të Ronaldos, Man United do t'ia japë fanellën me numër shtatë talentit argjentinas

Në 'sirtar' pas largimit të Ronaldos, Man United do t'ia japë fanellën me numër shtatë talentit argjentinas

11:01, 24/06/2023

Eric Cantona, David Beckham, Michael Own, Di Maria dhe Cristiano Ronaldo. Këto janë disa emrat më të mëdhenj në historinë e Manchester United që kanë mbajtur veshur fanellën me numrin “7” të “Djajve të Kuq” dhe që përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme për historinë e anglezëve.

Ndaj, fanella me numrin “7” ka një domethënie speciale në Old Trafford. Pas largimit të Cristiano Ronaldos në merkaton e janarit, fanella me numrin “7” për momentin ka mbetur në sirtar. Megjithatë, drejtuesit e “Djajve të Kuq” janë gati ta rikthejnë në skenë dhe t’ia besojnë një djaloshi që në dukje është i veçantë.

Fjala është për Alejandro Garnachon, lojtari i talentuar nga Argjentina që është rritur në akademinë e klubit anglez (iu bashkua United nga Atletico Madrid në moshën 16-vjeçare) dhe që nga sezoni i kaluar bëri hapin e madh duke iu bashkuar ekipit të parë. Sezonin e fundit, numrat ishin impresionues pasi 18-vjeçari mes kompeticioneve të ndryshme, zhvilloi në total gjatë sezonit plot 37 ndeshje duke realizuar edhe gjashtë gola e gjashtë asistë.

Image

Te United besojnë shumë tek cilësitë e Garnachos duke e konsideruar si një prej atyre që mund të shndërrohet në simbol të “Djajve të Kuq”. Në sezonin e ardhshëm pritet që për Garnachon të ketë më shumë minuta për të konfirmuar besimin ndaj tij, ndërsa drejtuesit po i përgatisin edhe dhuratën e madhe, fanellën me numrin legjendar “7”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco