Mbappe te Reali? PSG vendos çmimin për yllin e ekipit

Mbappe te Reali? PSG vendos çmimin për yllin e ekipit

22:10, 23/06/2023

Kylian Mbappe është shprehur se nuk do të rinovojë kontratën e tij me Paris Saint-Germain që skadon në vitin 2024. Sulmuesi francez kërkon të respektojë kontratën e tij dhe nuk kërkon të largohet as këtë merkato vere.

Duke parë se drejtuesit e PSG-së i kanë dhënë ultimatum yllit të ekipit ose të rinovojë ose të largohet, transferimi i Mbappe te Real Madrid po bëhet gjithmonë e më shumë një opsion i mundshëm.

Presidenti i “los blancos” Florentino Perez e shikon djaloshin 24-vjeçar si të vetmin që mund të zëvendësojë Karim Benzema. Tashmë Paris Saint-Germain ka vendosur një çmim për sulmuesin francez.

Shuma që kampionët e Francës kërkojnë për ta lënë të lirë Mbappe është 200 milionë euro dhe 50 milionë euro në rast të fitimit të Topit të Artë. Real Madrid duket se janë të gatshëm të bëjnë këtë goditje të bujshme këtë verë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco