Sulmuesja shqiptare e Milanit kërkon barazi, Asllani: Të investojmë për të ardhmen, futbolli nuk ka gjini

Sulmuesja shqiptare e Milanit kërkon barazi, Asllani: Të investojmë për të ardhmen, futbolli nuk ka gjini

18:26, 23/06/2023

Tema e barazisë gjinore në futboll ka krijuar gjithmonë një debat të nxehtë dhe të shumta janë shoqatat që kanë kërkuar që futbolli të jetë i njëjtë për të gjitha gjinitë. Në këtë diskutim, është përfshirë edhe sulmuesja e Milanit, Kosovare Asllani.

Sulmuesja që luan për fanellën e Suedisë, ka kërkuar që të investohet më shumë në futbollin e femrave duke qenë se është një investim për të ardhmen. Ajo shton se futbolli nuk duhet të ketë gjini pasi koha nuk është më si më parë.

“Mendoj se po merren masa dhe investimet në futboll janë rritur. Nëse e krahasojmë me Botërorin e shkuar, shuma që merr çdo lojtare është rritur dhe mendoj se është një ndryshim i madh dhe një pikë kthese. Por duhet të vazhdojmë të investojmë edhe më shumë për të ardhmen.

Futbolli nuk ka gjini dhe sporti në përgjithësi kështu që duhet që të përfshihemi më shumë. Ndoshta është çmendu por duhet të sigurohemi që brezat e ardhshëm do ta shohin në këtë mënyrë. Unë do të përdor mediat sociale dhe zërin tim për të kërkuar ndryshim në këtë aspekt”, u shpreh Asllani.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco