VIDEO/ Shqiptarja Eva Buzo synon të pamundurën, të kalojë me not nga kanali i Otrantos drejt Vlorës

VIDEO/ Shqiptarja Eva Buzo synon të pamundurën, të kalojë me not nga kanali i Otrantos drejt Vlorës

19:27, 22/06/2023

Avokatja shqiptaro-australiane, Eva Buzo, është nisur me not nga kanali i Otrantos drejt qytetit të Vlorës.

35-vjeçarja, që njihet për maratonat e notit e ka nisur këtë garë në orën 07.00 dhe pritet që të përshkruajë një distancë prej 91 km, që në kohëzgjatje është 40 orë.

Ajo shoqërohet nga dy varka ndihmëse teksa ekipi i asistencës përbëhet nga 12 persona.

Nëse arrin që ta realizojë me sukses “rrugëtimin” e saj, Buzo do të jetë e para femër që do të bëjë këtë distancë me not.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco