Arlind Ajeti transferohet në Rumani, firmos me klubin e njohur

Arlind Ajeti transferohet në Rumani, firmos me klubin e njohur

18:23, 22/06/2023

Arlind Ajeti transferohet në kampionatin rumun. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka arritur akordin me klubin e Cluj, për të firmosur një kontratë dy vjeçare me opsion rinovimi edhe për një vit të tretë.

Futbollisti 30-vjeçar ka qenë pjesë e Pordenones në Itali, me të cilën i përfundoi kontrata dhe u transferua te Cluj si futbollist i lirë.

Me transferimin në Rumani, Ajeti shpreson t’i japë një tjetër drejtim karrierës së tij, në mënyrë që të mund të rikthehet sërish në Kombëtaren shqiptare për të dhënë kontributin e tij në fushën e lojës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco