Thuajse e kryer, Newcastle niset drejt Rumanisë për testet mjekësore të Tonalit

Thuajse e kryer, Newcastle niset drejt Rumanisë për testet mjekësore të Tonalit

18:02, 22/06/2023

 

Sandro Tonali është tashmë thuajse lojtari më i ri i Newcastle United. Mesfushori i Milanit që aktualisht është pjesë e Kombëtares italiane U-21, ka pranuar ofertën e “qymyrxhinjve”.

Sipas “Sportmediaset”, drejtuesit e Newcastle do të fluturojnë drejt Rumanisë për t’i nënshtruar Tonalit një pjesë të testeve mjekësore. Nga ky transferim i bujshëm, do të shkojnë në arkat e Milanit plot 70 milionë euro.

Tonali do të firmosë një kontratë me klubin anglez që do ta mbajë të lidhur me klubin deri në vitin 2029. 21-vjeçari do të largohet nga Milani pas një aventure tre vjeçare me ngjyrat kuqezi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco