Lotar Mateus: Paraqitje zhgënjyese të Gjermanisë, realiteti dhemb!

Lotar Mateus: Paraqitje zhgënjyese të Gjermanisë, realiteti dhemb!

18:09, 22/06/2023

Lotar Mateus është treguar i pamëshirshëm në prononcimin për media në vigjilje të paraqitjeve zhgënjyese të kombëtares.

62-vjeçari e ka ndalur vëmendjen në elementin më jetik në futboll, pasat e thjeshtë, të cilët, sipas “rekordmenit”, nuk u panë në takimin ndaj Kolumbisë: “Më vjen keq të pranoj si një personazh, i cili ka kontribuar për fanellën e Gjermanisë, por realiteti dhemb dhe ne duhet të jetojmë me të.

Në duelin karshi Kolumbisë ekipi ynë nuk konkretizoi dot as pasimet elementare. Besimi është zhdukur si koncept në kontingjentin e Flikut. Rendimenti i ulët ishte pikërisht arsyeja se përse rivalët evidentohen si më superiorë, jo se forca e Kolumbisë apo Polonisë është mbizotëruese”, e mbylli Mateus.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco