BASTET/ Kuqezinjtë shihen si favoritë, ja si kuotohen skuadrat në ndeshjen Shqipëri-Ishujt Faroe

BASTET/ Kuqezinjtë shihen si favoritë, ja si kuotohen skuadrat në ndeshjen Shqipëri-Ishujt Faroe

10:50, 20/06/2023

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të përballet këtë të shtunë me Ishujt Faroe në transfertë, sfidë e vlefshme për eliminatoret e EURO 2024.

Për këtë sfidë, kompanitë e huaja të basteve kanë vendosur prej ditësh edhe kuotat.

Patjetër që Shqipëria shihet si favorite, duke parë edhe emrat në letër, kuqezinjtë kanë një koeficient 1.67 për një fitore, ndërsa barazimi kuotohet me 3.50, ndërkohë një sukses i Ishujve Faroe, shihet nga kompanitë e basteve tepër i vështirë, ku shpërblehet me 5.50.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco