Kosova dominon në pjesën e parë, por nuk shënon dot ndaj Bjellorusisë

Kosova dominon në pjesën e parë, por nuk shënon dot ndaj Bjellorusisë

21:38, 19/06/2023

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë në ndeshjen Bjellorusi-Kosovë.

Lojë më të mirë zhvilluan “Dardanët” në këtë pjesë të parë, në kuadër të kualifikueseve për një vend në “Euro 2024”.

Kosova krijoi raste të mira shënimi fillimisht me Donat Rrudhanin.

Kosovari gjuajti bukur nga jashtë zone, por nuk ishte i saktë me goditjen e tij.

Më pas i njëjti harkoi mirë në zonë, por në vend ishte portieri bjellorus.

Në anën tjetër edhe kundërshtarët tentuan të rrezikojnë.

Kishin mundësi të mirë në një rast, por ndërhyri mirë Aro Muric.

Në minutën e 22-të të ndeshjes Leart Paqarada pësoi dëmtim.

Ai u kontrollua nga stafi mjekësor, të cilët më pas konfirmuan që lojtari nuk mund të vazhdojë ndeshjen.

Kështu duke u zëvendësuar nga Ermal Krasniqi, ky i fundit debutoi me kombëtaren e Kosovës.

Bersant Celina goditi fuqishëm drejt portës, por gjuajtja e tij u devijua nga mbrojtësi i Bjellorusisë.

Kështu 45 minutat e para u mbyllën në barazim 0-0.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco